Rama Ne Bruksel per te denoncuar qeverine

Një përfaqësi nga Partia Socialiste, kryesuar nga Edi Rama, u takua në Strasburg me përfaqësues të dy grupimeve kryesore politike në Parlamentin Europian, PPE dhe Socialdemokratët, por dhe eurodeputetë të Grupit të Gjelbër e Liberal si dhe raportuesin për Shqipërinë, Nicolaos Chountis.
Në të gjitha takimet është theksuar se opozita nuk bojkoton zgjedhjet lokale, por dhe nuk pranon qeverisjen aktuale.
“Takimet e mia kanë lindur me nevojën për të publike disa të vërteta që u shformuan nga regjimi i kusarisë në Tiranë. Të vërtetën që kemi luftuar për të vënë në jetë rezolutën e BE-së. Të vërtetën që nuk kemi thënë kurrë se do të bojkotojmë zgjedhjet lokale, por kemi thënë se në këto kushte nuk mund të bëhen zgjedhjet lokale pa u krijuar një klimë garancish”, është shprehur Rama.
“Kemi folur dhe vazhdojmë të flasim për pikëpamjet dhe qëndrimet tona, duke qenë transparent për të vërtetat tona që janë të vërtetat e një popullit të tërë që nuk mund të vazhdojë të tolerojë regjimin e kusarisë”, theksoi ai.