Zaric: Beogradi dhe Prishtina janë gati për bisedime
Ambasadori i Serbisë në Tiranë Miroljub Zaric deklaron se Beogradi dhe Prishtina janë gati për bisedime.
Ky lajm konfirmohet për RTV “Ora News” gjatë ditës së sotme.
Ndërkaq, Zaric ka folur dhe per raportin në Këshillin e Evropës të senatorit zviceran Dick Marty, për të cilin thotë se ka zgjuar reagime të ndryshme dhe pakënaqësi të politikanëve në Kosovë dhe Shqipëri. Ky raport u votua në Asamblenë e KiE-se.
Përpos kësaj, Zaric ka theksuar se Serbia kërkon zbardhjen e së vërtetës. Për të, marëdheniet Shqipëri-Serbi mbeten shumë të mira.