E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Burg pa afat” për nënë e bir, vranë nusen

Gjykata e Elbasanit ka dhënë masën e sigurisë “burg pas afat” për nënë e bir të cilët vranë nusen.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur tre ditë më parë në Strok të komunës Qukës të Librazhdit ku nënë e bir Alfred dhe Tixhe Bleba, përkatësisht 33 vjeç dhe 67 vjeç, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, vranë nusen e shtëpisë, 31 vjeçaren Zemerie Belba.
 

Në fillim të dy autorët deklaruan se vdekja e 31-vjeçares ishte për shkaqe natyrale por pas autopsisë rezultoi se 31-vjeçarja ishte mbytur.

Kështu në seancën gjyqësore gjykata e Elbasanit ka lënë në burg nënë e bir të cilët akuzohen për vrasje në bashkëpunim.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›