E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vizat, Shqipëria e Bosnja të përfshihen pa procedura

Autorja e propozimit, eurodeputetja sllovene, tha në një intervistë për BBC-në se ajo shpresonte të arrihej një konsensus me Komisionin Evropian që Shqipëria e Bosnja të mos u nënshtrohen procedurave të gjata legjislative edhe njëherë, por ato të përfshihen në regjimin pa viza automatikisht sapo Komisioni të jetë i kënaqur se kanë plotësuar kushtet.

“Projekti i propozimit që unë kam paraqitur në komitetin e Parlamentit Evropian fillimisht mirëpret vendimin e Komisionit Evropian për heqjen e kërkesave për viza për Serbinë, Maqedoninë dhe Malin e Zi, duke filluar nga janari i vitit 2010, por në projektraportin tim unë po përpiqem të shtoj edhe Bosnjë e Hercegovinën dhe Shqipërinë në rregullat e propozuara nga Komisioni Evropian në korrik, kur këto dy vende u lanë jashtë”, tha Fajon.

Sipas saj, është gjithashtu e nevojshme për tu dërguar një mesazh shumë të fortë politik qytetarëve të këtyre dy vendeve se ato nuk janë lënë pas, dhe se kur qeveritë e tyre do të plotësojnë kushtet e nevojshme që kanë mbetur, të cilat kërkohen nga Komisioni Evropian, “ne nuk do të humbasim kohë shtesë dhe Komisioni menjëherë të bëjë vlerësimin dhe të përpiqet të heqë kërkesën për viza”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›