Nesër fillon Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën dhe Letërsinë Shqipe

Nga Express më 14 gusht 2011 në ora 18:36
Prej nesër e deri më 27 gusht në Prishtinë do të mbahet Seminari i 30-të Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare.
Drejtoria e këtij Seminari njofton se një numër i konsiderueshëm i studiuesve nga vende të ndryshme pritet të marrin pjesë në këtë ngjarje, përkatësisht në kurse e seminare në fushën e albanologjisë.
“Seminari do t’i zhvillojë punimet nga 15 gushti deri më 27 gusht. Ardhjen e kanë konfirmuar më se 120 studiues të shqipes nga vende të ndryshme të botës”, njofton drejtoria e Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën dhe Letërsinë Shqipe.
Seminari në fjalë punimet do t’i zhvillojë në Fakultetit e Filologjisë në Prishtinë.