Ja librat e rinj në fundjavë në libraritë e kryeqytetit

“Historia e fatkeqësive të mia" , është libri i ri i autorit Piere Abelas që i shtohet librarive të kryeqytetit. Eloiza grua me kulturë të jashtëzakonshme e ndjeshme dhe me vullnet të fortë nuk nguron që mes dashurisë dhe martesës të zgjedhë dashurinë, por më pas ajo pranon ta kalojë jetën e saj të mbyllur në një manastir.
Jasmina Khara sjell romanin "Sireneat e Bagdadit". Kofr Kanami është një fshat i vogël në kufi të shkretëtisrës irakiane. Fshatrët diskutojnë duke parë televizor dhe sidomos mërziten, presin larg luftës që porsa shpërthyen perëndimorët dhe që i kanë vënë flakën. Jasmina Khadra është pseudonimi i shkrimtarit Mohamed Moulesehol, pseudonimin femëror e mbajti për të shmangur kontrollin e dorëshkrimeve të tij nga censorët ushtarakë ndërsa ishte ende duke shërbyer si oficer në ushtrinë algjeriane. Ai është i njohur dhe i vlerësuar në mbarë botën ku romanet e tij janë botuar në 36 vende. Ai është fitues i shumë çmimeve letrare në Francë dhe Amerikë. Sirenat e Bagdadit është një triologji kushtuar dialogut të shurdhërt ndërmjet lindjes dhe perëndimit.
Për të gjithë ata të cilët duan, të njohim më nga afër ato që ofron vendi ynë Shqipëria vjen “Albanian Guide”, guida e turizmit shqiptarë.
Ndërsa përsa i përket librave për fëmijë vjen "Alionologjia", paralajmërim për banorët e tokës. Jashtokësorët nuk janë pjesë e fantazisë, ata janë qenie reale dhe tashmë ato jetojnë mes nesh.
Një tjetër libër është a ii Carnelia Funke "Zemër si Loja". Megi i aduronte librat ashtu si i ati. Asgjë nuk e bënte më të lumtur se sa të jetojë e qetë në shtëpi.