E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nesër fillon mësimi në të gjitha shkollat e Kosovës

Nesër, më 1 shtator - Në të gjitha shkollat e Republikës së Kosovës fillon viti i ri shkollor. Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë pohon të ketë bërë  të gjitha përgatitjet e nevojshme për një vit të mbarë dhe të suksesshëm.

Edhe këtë vit, rreth 360 mijë nxënës nga klasa 1 deri 9 do të pajisen me tekste shkollore falas. Ky vit shkollor do të përcillet me shumë risi, që do të jenë pjesë e reformave të nisura në arsim, thuhet në një komunikatë për publikun, të MASHT-it.
 

Ndër risitë kryesore do të jetë reforma e Kurrikulumit të Kosovës. Gjatë këtij viti fillon për herë të parë hartimi i programeve të reja mësimore për lëndët specifike veç e veç. Do të bëhet po ashtu edhe rishikimi i teksteve shkollore, si dhe do të fillojë procesi i
kualifikimeve dhe rikualifikimeve të mësimdhënësve. 
 

Këto dhe reforma tjera do t’i bëjmë së bashku me mësimdhënësit, nxënësit dhe prindërit.
Pra, së bashku na presin shumë risi, shumë projekte dhe reforma, të cilat do ta shndërrojnë Kosovën në shtet të bazuar në dije.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›