Prishtina binjakëzohet me qytetin turk Bursa

Prishtinë, 31 gusht - Kryetari i Komunës së Prishtinës, Isa Mustafa, i shoqëruar nga kryesuesi i Kuvendit Komunal Sami Hamiti, ka udhëtuar të martën për një vizitë zyrtare në Republikën e Turqisë, me ftese të kryetarit të Bashkisë së Bursës.
Qëllimi i kësaj vizite është nënshkrimi i protokollit të binjakëzimit të Komunës së Prishtinës me Bashkinë e Bursës.
Binjakëzimi i Komunës së Prishtinës me qytetin e Bursës, do ta rris bashkëpunimin e ndërsjellë në fushat si: ndërtimi i marrëdhënieve të ndërsjella në lëmin e ekonomisë, të arsimit, kulturës dhe të turizmit.
Qyteti i Bursës ndodhet në juglindje të detit Marmara me një popullsi prej 2.5 milionë banorëve dhe është qyteti i katërt për nga madhësia në Turqi.
Bursa është e njohur edhe për numrin e madh të popullit shqiptarë që jetojnë dhe veprojnë atje.
Bursa është qyteti i dytë, pas Ankarasë, i Republikës se Turqisë që është binjakëzuar më kryeqytetin e Republikës së Kosovës, Prishtina.