E Shtunë, 31 Tetor 2026

LDK-ja deri në fund të vitit me lider të ri

Prishtinë, 30 gusht - LDK-ja do të bëhet me udhëheqës të ri deri në fund të këtij viti. Pa nisur fushata për zgjedhjen e liderit, figura të caktuara të LDK-së e preferojnë Fatmir Sejdiun edhe për një mandat për të parin e kësaj partie, ka raportuar KTV. Vetë sekretari i përgjithshëm, Ramë Manaj, ka deklaruar se është për Sejdiun dhe ka ironizuar me Bujar Bukoshin, duke i thënë se nuk është as anëtar i LDK-së kur flet për këtë subjekt politik. LDK-së pritet t’i bashkohet Ukë Rugova, djali i ish- presidentit të ndjerë.
KTV-ja ka bërë përpjekje të kontaktonte me ministrin Bukoshi, por ai nuk është përgjigjur në telefonin e tij. Zgjedhjet në LDK do të fillojnë më 10 shtator dhe, sipas Manajt, do të përfundojnë më 15 nëntor

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›