PDSH do te ngre padi penale ndaj MPB-se
PDSH-ja e Menduh Thacit ka paralajmeruar se do te ngreje padi penale ndaj Ministrise se Puneve te Brendshme per shpifje dhe genjeshtra. Sipas tyre MPB-ja eshte shnderruar ne instrument te qeverise dhe se zedhenesi i policise Ivo Kotevski gjate nje deklarate per shtyp ka shpifur ndaj PDSH-se.
Reagimet e kesaj partie erdhen disa dite pasi policia kishte njoftuar se Hisen Musliu gjate hetimeve ne stacionin policor ka pranuar se dosjet i ka marre nga Kryesia e PDSH-se.