Nesër marshohet kundër KEK-ut

Grupi i Qytetarëve të Organizuar nuk e ka ndërmend të ndalet së protestuari sa ju përket faturave të fundit të Korporatës Energjitike të Kosovës.
Nesër duke filluar nga ora 12:00, do të organizojnë një marsh paqësor kundër fryerjes së faturave. Ata kanë ftuar qytetarët që janë të pakënaqur me faturat e KEK-ut dhe Qeverisjen aktuale t’i bashkohen këtij marshi paqësor.
Marshi paqësor do të fillojë nga ndërtesa e KEK-ut deri te Qeveria e Kosovës. Përveç faturave të KEK-ut, ata do të ngrehin zërin edhe ndaj dukurive negative që po ndodhin në vend.
Grupit të Qytetarëve të Organizuar, sot iu kanë bashkangjitur edhe Arta Dobroshi dhe Ilir Deda, të cilët kanë ftuar qytetarët që të bashkohen sikur në kohërat e vjetëra kur organizoheshin marshe kundër parregullsive./Indeksonline/