Identifikohen autorët e vrasjes në Pjetershan të Gjakovës

Policia në Pejë njofton se pas një pune operativo - hetimore është krijuar dyshimi i arsyeshëm se dy të dyshimtit,shtetasit e Kosovës Nikollë Sh.(1969) dhe Prenë Sh.(1977) janë të përfshirë në rastin e vrasjes së shtetasit Sokol N., nga fshati Pjetershan komuna e Gjakovës, dhe lëndimit në qafë të shtetasit Jozef.N., nga goditja me kondak të armës automatike,ku ky i fundit ka pësuar vetëm lëndime të lehta trupore dhe gjendet ne shtëpi.
Gjatë ditës së djeshme oficerët hetues kanë arrestuar edhe personin e dytë, Prenë Sh., dhe me vendim të prokurorit të shtetit janë ndaluar dy të dyshuarit në afat prej 48 orë për të vazhduar me procedurë. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për autopsi.
Hetimet janë duke u bërë nga sektori rajonal i hetimeve-Pejë./Indeksonline/