Salianji ndalet në Berat: Qytetarët, jetimë përballë padrejtësisë! Rama do garanci që mos të preket nga SPAK

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka vijuar këtë mbrëmje turin e Foltoreve me anëtarë dhe simpatizantë të PD-së.
Këtë të mërkurë, ai u ndal me struktura të PD-së në Berat, ku fjalën e tij e nisi me sulme ndaj qeverisë, duke e akuzuar si shkaktare të shpopullimit të Shqipërisë.
“Duket sikur të gjithë qytetarët janë lënë vetëm përballë padrejtësisë si jetimë. Këtë ndjejmë të gjithë, një ndjenjë e thellë braktisjeje që ka kapluar Shqipërinë. Këtyre që po qeverisin nuk u vjen turp”, u shpreh Salianji.
Më tej, Salianji tha se, shqiptarët e kanë humbur besimin te qeveria e Edi Ramës.
“Shqiptarët e kanë humbur besimin. Çfarë garancish jep kjo qeveri, si do rriten familjet me këto shërbime mizerabël? Çfarë lehtësie i ka ofruar Edi Rama shqiptarëve në 13 vite? Qeveria këtë punë ka, të ofrojë shërbime. Ka sjellë vetëm rëndesë, mashtrim dhe degjenerim I keni parë ministrat dhe fuksionarët e PS që ngjajnë si sheikë, këtu do t’i rrisin qytetarët shqiptarë fëmijë e tyre, në këto kushte? I keni parë si bien rrugët e reja të ndërtuara me miliona euro, kanë vjedhur edhe hekurin këta të babëzitur. I keni parë si shtrëngojnë adminisrratën për bukën e gojës? Shkurt, kjo nuk është qeveri që përfaqësn interesat e qytetarëve shqiptarë,e trajton shtetin si plaçkë, një qeveri që ka dëbuar shqiptarët. Këto ditë, Edi Rama ka propozuar ndryshime në ligj, ndryshon ligjin për t’i garantuar vetes së vet, garanci që mos të preket nga SPAK”.