Nesër pritet vendimi i Gjykatës për ish-kryeministrin Berluskoni
ROME - Ditën e nesërme pritet të jepet vendimi për ish-kryeministrin e Italisë, Silvio Berluskoni, i cili akuzohet për afera korruptive dhe që mund t’i rrezikojnë karrierën politike nëse konfirmohet se është fajtor.
Fati politik i Silvio Berluskonit është në duart e gjykatës më të lartë të Italisë, e cila dëgjoi një ditë më parë argumentet me të cilat ish-kryeministri apelonte dënimin për mashtrim me taksat.
Nëse gjykata e mban në fuqi dënimin, atëherë Berluskonit do t'i hiqej menjëherë vendi në senat dhe ai do të ndalohej të kandidonte për poste publike. Tetorin e kaluar, 76-vjeçari Berluskoni, u dënua bashkë me tre të tjerë në Milano për mashtrim me taksat në një transaksion kompleks që lidhej me të drejtat televizive për rrjetin e tij “Mediaset”.
Gjykata e dënoi atë me katër vjet burg duke e ndaluar të shërbejë në poste publike për 5 vjet. Para disa muajsh, një gjykatë apeli e Milanos e la në fuqi vendimin e gjykatës më të ulët dhe ky është apelimi përfundimtar i Berluskonit. Gjykata e lartë do të shqyrtojë nesër nëse gjykatat e tjera kanë bërë ndonjë gabim, por nuk do të dëgjojë dëshmitarë.
Nëse ajo e mban në fuqi dënimin, atëherë Berluskonit do t'i hiqej menjëherë vendi në senat dhe ai do të ndalohej të kandidonte. Megjithatë, nuk ka gjasa që ai të kryejë burg, sepse dënimit të tij do t'i hiqeshin tre vjet në kuadrin e amnistisë së përgjithshme që synon boshatisjen e burgjeve.
(er.nu/news24/BalkanWeb)