Kinë, ndotja toksike shkakton të vdekur në një rajon
PEKIN- Të paktën 26 persona kanë vdekur dhe qindra të tjerë janë në gjendje të rëndë shëndetësore, që nga viti 2009, për shkak të ndotjes me kadmium rreth një uzine në Kinë, bënë të ditur burime mediatike vendase.
"Mostra toke nga rajoni Shangqiao, në provincën Hunan, përmbanin nivele të kadmiumit deri në 300 herë më të larta nga nivelet e lejuara dhe përqendrime të tepruara të këtij metali tepër toksik u zbuluan në 500 nga 3 000 banorë të testuar nga autoritetet", theksuan burimet mediatike vendase.
Sipas burimeve mediatike, 26 persona kanë vdekur gjatë katër viteve të fundit për shkak të ekspozimit ndaj kadmiumit.
(d.b/BalkanWeb)