Shqiptarët, në pritje të ylberit nga Europa
Zgjedhjet e 23 qershorit 2013 ishin një panoramë e prezencës dhe influencës më domethënëse të Europës në Shqipëri.
Janar 2011. Një burrë i imët por shumë i gjallë, inteligjent dhe me një personalitet spikatës, mbërriti në vendin e vogël ballkanik - Shqipëri. Realiteti shqiptar nuk ishte i ri për të. Por kësaj here, ai ishte në një pozicion tjetër, me më shumë përgjegjësi dhe sfida mbi shpatullat e tij. Në sajë të postit që mbante, ai shoqërohej kudo me makinë. Mendja e tij ishte një inkubator perpetual idesh. Ai mbajti fjalime nga veriu në jug, duke tejçuar tek shqiptarët mesazhet e Europës. Në të njëjtën kohë ai u përpoq të kuptonte mendjet e politikanëve shqiptarë dhe mbi të gjitha të shikonte se si shqiptarët e thjeshtë e perceptonin Europën dhe çfarë kërkonin prej saj realisht.
Misioni i tij nuk ishte i lehtë aspak…
***
Si gazetare, mendoj se nëse do të tentohej ndonjëherë për të gjetur një shembull të mirë që tregon se si njerëzit e përfytyrojnë Europën, ky do të ishte ai i Shqipërisë. Sepse Europa është aq e rëndësishme për Shqipërinë sa janë pendët për një zog. Megjithëse Shqipëria nuk është ende anëtare e BE-së, ende nuk e ka marrë as statusin e vendit kandidat, populli i këtij vendi jeton sikur të jetë tashmë pjesë e Europës. Dhe kjo është kaq interesante për këtë vend. Kjo ndodh sepse shqiptarët e admirojnë Europën. Ky lloj afrimiteti që ekziston midis Shqipërisë dhe Europës është unikal. Mbaj mend se, kur po merrja disa mendime nga spektatorët gjatë një ndeshjeje miqësore midis Shqipërisë dhe Europës vitin e kaluar, një spektatore m'u përgjigj plot entuziazëm: "Çfarë po thua? Ne jemi në Europë." Çdo shqiptar e ka një koncept për Europën. Bile edhe një vajzë 6-vjeçare do t'i përgjigjej pyetjes sime nëse kishte dëgjuar për Europën, sipas mënyrës së saj: "Europa është një shtet…"
Shqipëria dhe Europa ngjajnë me një çift të dashuruarish që jetojnë larg nga njëri-tjetri. Ndonëse fizikisht larg, ata me mendje janë gjithnjë pranë. Dhe në fakt barrierat fizike mund të eliminohen; ato të cilat janë të vështira, ndoshta edhe të pamundura për t'u zhdukur, janë barrierat mendore.
Imagjinata dhe admirimi i shqiptarëve ndaj Europës marrin forma nga më të ndryshmet. Gjatë një konkursi të zhvilluar së fundmi lidhur me prezantimin e posterit më të mirë, të organizuar nga Qendra e Informimit të BE-së në Tirana, një nga konkurruesit kishte dizenjuar një dorë me një çakmak të madh dhe flaka që kishte dalë prej tij kishte formuar një nga yjet e verdhë që gjenden në flamurin e BE-së.
Ose një fotograf do të fiksonte me kamerën e tij një djalosh mbi një urë të lënë përgjysmë, në mes të detit, që kishte hedhur shikimin tej në horizont. Kur e pyes fotografin se "Ç'do të thoshte Europa për të?" - ai do të përgjigjej qartazi: "Europa është brenda nesh. Jemi ne që duhet ta nxjerrim atë nga vetja jonë."
Megjithatë thënia që përshkruan më së miri marrëdhënien midis Shqipërisë dhe Europës është ajo e shkrimtarit të madh shqiptar me famë botërore, Ismail Kadare, në një dialog me Ambasadorin e BE-së në Tiranë, z. Ettore Sequi: "Europa është e vetmja gjendje natyrale e Shqipërisë."
Por fatkeqësisht, ky vazhdim i këndshëm mendimesh dhe imagjinate shpesh është ndërprerë brutalisht nga klasa politike në vend me konfliktualitetin e saj, e cila më së shumti i ka bërë llogaritë në kurriz të njerëzve të thjeshtë. Mjafton ta kuptosh këtë gjë, kur merr parasysh se sa muaj u deshën për të miratuar 3 ligje të rëndësishme për integrimin e vendit.
Shqipëria arriti të mbajë zgjedhje të rregullta për herë të parë në 23 vite demokraci vetëm qershorin e kaluar. Zgjedhjet e 23 qershorit 2013 ishin një panoramë e prezencës dhe influencës më domethënëse të Europës në Shqipëri. Qetësia mbizotëroi më së shumti; rezultati final u pranua dhe fituesi e humbësi uruan njëri-tjetrin për më pas. Kësaj here Europa ishte më aktive se kurrë në Shqipëri. Por ama edhe shqiptarët u aktivizuan mjaft. Si kurrë më parë, tragetet, autobusët dhe makinat u mbushën plot me emigrantë shqiptarë, që erdhën në vendin e tyre nga Italia, Greqia, Belgjika apo Gjermania për të votuar. Edhe shqiptarët e Kosovës erdhën për të votuar. Sepse të gjithë e admirojnë Europën dhe ata dëshiruan fort t'i jepnin Shqipërisë atë që asaj i mungon prej kaq vitesh. Më së shumti ata votuan të lirë dhe nën një atmosferë të qetë. Mbi të gjitha, ata demonstruan kulturën e tyre - pikërisht atë europianen.
Ishin këto zgjedhje që shprehën nga njëra anë, shpresën e madhe të shqiptarëve për të hyrë në Europë, dhe nga ana tjetër, rolin e madh të ndërkombëtarëve në përgjithësi dhe të Europës në veçanti në Shqipëri.
Çfarë është e sigurt, është se Europa është shpresa e shqiptarëve për një të ardhme më të mirë. Edhe Europa është e vetëdijshme për ndjeshmërinë e shqiptarëve ndaj saj, por edhe për faktin që ajo duhet të bëjë më shumë për ekonominë e vendit të vogël ballkanik, siç ia arriti me realizimin me sukses të zgjedhjeve të rregullta.
I gjithë populli shqiptar, i madh e i vogël, po pret një ylber nga Europa. Dhe ky ylber është integrimi i shumëpritur.
* * *
Dy vite më vonë: qershor 2013. Zgjedhjet e përgjithshme parlamentare po afroheshin. Këto ditë lexoja shumë citate rreth zgjedhjeve. Por ajo e David Frost më tërhoqi vëmendjen më shumë: "Kur njerëzit kthehen nga pushimet, shpesh e gjykojnë qeverinë me një sy më të butë. Prandaj, një kryetar i zgjuar qeverie i cakton zgjedhjet në vjeshtë herët." Ndryshe nga mendimi i Frost, zgjedhjet shqiptare ishin vendosur në zemër të verës, kur temperaturat shënonin 38 gradë dhe shqiptarët ishin të paduruar për të shkuar me pushime.
Në një nga këto ditë të nxehta parazgjedhore, shqiptarët panë burrin e imët, por shumë të gjallë, tek ecte midis tyre krejt i çlirët. Asnjë roje nuk e shoqëronte nga pas. Ai po ecte midis njerëzve si një shqiptar i thjeshtë. Më së shumti, të rinjtë e të rejat do të kthenin kokat për t'u siguruar nëse ishte ai. Dukej se çdo hap që hidhte ishte një deklaratë për Europën dhe për vlerat e saj. Ai do të ndalonte dhe do të fliste me njerëzit në rrugë plot interes dhe kuriozitet. Edhe shumë herë të tjera. Burri që ecte në këmbë kishte preferuar ta sillte Europën në Shqipëri në një mënyrë komplet ndryshe: pa shumë zhurmë, por me hapa të matur drejt zemrës dhe shpirtit të shqiptarëve.
(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)