E Diel, 1 Nëntor 2026

Nesër skadon afati i rregjistrimit, MASH bën thirrje studentëve të nxitojnë

Tiranë- Ministria e Arsimit i bën thirrje studentëve të pa rregjistruar ende në fakultet ku janë shpallur fitues të nxitojnë për tu rregjistruar pasi skadimi i afatit po afron. Regjistrimi online vazhdon deri në datën 23 Shtator 2012, (ora 24:00).

Nga 27 mijë studentë fitues për këtë vit akademik, deri më tani janë regjistruar vetëm 20 mijë. Një ditë para përfundimit të regjistrimit në portalin online, drejtoresha e përgjithshme e arsimit të lartë, në ministrinë e Arsimit, Edlira Lati, kërkoi që të gjithë të rinjtë të aplikojnë, pasi në të kundërt ata mund të humbasin të drejtën e studimit.

Lista e fituesve për vitin akademik është bërë publike në faqen zyrtare të MASH.
Sipas procedurës, maturantët që nuk e kanë kryer këtë regjistrim online mund ta bëjnë atë në dy opsionet përkatëse: konfirmoj regjistrimin përfundimtar në preferencën e fituar dhe dëshiroj të kaloj në një preferencë më të lartë.

Të gjithë kandidatët që nuk e kryejnë regjistrimin online do të mbeten jashtë listës përfundimtare të fituesve, pra do të dalin nga sistemi dhe nuk do të kenë mundësi të vijojnë studimet për vitin akademik 2012-2013.

/IDEA/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›