E Diel, 1 Nëntor 2026

Paviqeviq konteston praninë e doganierëve kosovar në kufijt me Serbinë

Shefi i ri i ekipit të Beorgradit në dialog me Prishtinën, Dejan Paviqeviq ka deklaruar të shtunën se Qeveria e Serbisë do t’i respektojë të gjitha deytrimet e marra më herët përfshirë edhe marrëveshjet kontestuese, siç është protokolli teknik mbi kontrollin e integruar të “linjës administrative”, duke shtuar se “problem më i madh është prezenca e doganierëve të Kosovës, por është i paqartë edhe roli i EULEX-it.

Në konferencën e parë për gazetarë në këtë post, Paviqeviq ka vu në dukje se të gjitha marrëveshjet e arritura janë aspekte të pastra teknike të vazhdimit të kontrollit të “vijës administrative” ndërmjet Serbisë së “ngushte” dhe “Kosovës e Metohisë”. Folur hapur, siç ka thënë, problem më i madh mund të jetë prezenca e të “ashtuquajturve doganier kosovar” në të gjitha “vendkalimet administrative”.

Ajo që është shumë e qartë dhe dykuptimore, e që tërhiqet edhe nëpërmjet konkludimeve të arritura mbi lirinë e qarkullimit dhe nëpërmjet këtij protokolli, është roli ekzekutiv i EULEX-it, sidomos në vendkalimet në veri të Kosovës, në Jarinje dhe Bërnjak”, ka cekur Paviqeviq.

Ai ka shtuar se ekipi serb për dialog me Prishtinën do të mundohet që të gjitha ingerencat doganore, në harmoni me mandatin e vet ekzekutiv, t’i ushtrojë ekskluzivisht EULEX, e jo Dogana e Kosovës.

Paviqeviq ka vu në dukje se ekziston edhe mundësia që me anë të grupeve për zbatim, që i përbejnë përfaqësuesit e Beogradit, Prishtinës dhe të Brukselit, disa dispozita të kësaj marrëveshje mund të bëhet më të volitshme me anë të dialogut.

”Ne duhet të provojmë të nxjerrim sa më të mirën nga kjo”, ka thënë Paviqeviq dhe ka shtuar se e gëzon fakti se kësaj dhe të gjitha marrëveshjeve të rritura dhe të ardhshmeve po u qasemi në mënyrë strategjike, e jo “ad hoc sikurse është punuar deri më tash ”.

Pyetjes së gazetarëve nëse dihet se “shërbimi policor i Kosovës” apo Forcate Sigurisë të Kosovës do ta kontrollojnë vetëm “linjën administrative”, përfshirë edhe veriun e Kosovës, Paviqeviq i është përgjigjur se FSK nuk do ta kryejnë këtë, por krahas EULEX-it, do të jenë edhe shërbimet kosovare si edhe deri më tash.

Paviqeviq edhe njëherë e ka ripërsëritur se Qeveria e Serbisë nuk e ka ndryshuar politikën e shtetit ndaj Kosovës dhe do t’i respektojë të gjitha detyrimet që me autorizimet e Qeverisë së mëparshme i ka marrë ish-shefi i ekipit negociator. /rtk/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›