E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha në Kinë: Vizita, shtysë për marrëdhëniet

Gjatë vizitës në Kinë kryeministri Berisha është pritur në një takim nga presidenti Hu Jintao. Duke vlerësuar marrëdhëniet mes dy vendeve Berisha dhe Hu Jintao theksuan se kjo vizite do të shërbejë si shtysë për konsolidimin e marrëdhënieve. 

KINE- Në vizitën zyrtare që po zhvillon në Republikën Popullore të Kinës kryeministri Berisha u prit në një takim nga presidenti Kinez Hu Jintao. Duke vlerësuar marrëdhëniet 60 vjeçare mes dy popujve kryeministri Berisha shprehu mirënjohjen për ndihmën shumë të madhe që Kina i ka dhënë popullit shqiptarë në momente shumë të vështira të historisë së tij. Nga ana e tij Presidenti kinez Hu Jintao, vlerësoi se vizita e kryeministrit Berisha do të shërbejë si një shtysë e mëtejshme për zhvillimin dhe konsolidimin e marrëdhënieve midis Kinës dhe Shqipërisë si dy vende me një miqësi tradicionale 60 vjeçare.
“Qëllimi i këtij takimi dhe i kësaj vizite është të ngrej në një stad të ri në prespektivën e marrëdhënieve më miqësore midis dy vendeve. Me Presidentin Hu Jintao diskutova mbi marrëdhëniet politike, ekonomike, kulturore, arsimore dhe të gjith anshme, e ftova atë të vizitojë Shqipërinë dhe e pranoi më kënaqësi ftesën”- u shpreh kryeministri Berisha.
Pjesë e axhendës së kryeministrit shqiptarë ishte edhe një ngjitje në murin gjigand kinez sëbashku me bashkëshorten e tij
“Ngjitja është gjithnjë e këndshme, të lodh, por të lartëson. Kjo është merita e ngjitjes. Por të ngjitesh në një nga monumentet më madhështore të historisë së njerëzimit, lodhja shkrihet”- u shpreh Berisha.
Gjatë kësaj vizite zyrtare pati takime dhe me zëvendëskryeministrin kinez Hui Liangyu, si dhe me përfaqësues të kompanive të mëdha të këtij vendi të cilat kanë shprehur interes për të investuar në Shqipëri.

(a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›