Nesër vazhdon seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës

PRISHTINË, 19 gusht/ATSH/ Seanca konstituive për formimin e Kuvendit të Kosovës pritet të vazhdojë nesër, raporton KosovaPress.
Kështu bëjnë të ditur burime të Agjencisë së Lajmeve “KosovaPress”, ndonëse ende zyrtarisht nuk është bërë publik ndonjë njoftim nga Kuvendi i Kosovës.Sipas po të njëjtit burim thuhet se deputetët nesër do të mblidhen me fillim nga ora 11:00.
Dje, Gjykata Kushtetuese e publikoi aktgjykimin e plotë për ngërçin politik në vend.Sipas këtij aktgjykimi brenda 30 ditësh duhet të ndodh konstituimi i Kuvendit të Kosovës dhe emri i kandidatit apo kandidates së propozuar për kryeparlamentar nuk mund të votohet më shumë se tri herë.Lëvizja Vetëvendosje si partia e parë që doli në zgjedhjet e 9 shkurtit e kritikoi këtë vendim duke e quajtur arbitrar dhe cenon demokracinë, ndërsa partitë tjera e kanë mirëpritur këtë vendim.
/KosovaPress/