E Diel, 1 Nëntor 2026

Nesër zgjedhjet parlamentare, ja 8 qendrat ku nuk do të aplikohet identifikimi elektronik i votuesve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) po vijon shpërndarjen e bazës materiale që do të përdoret në zgjedhjet e 11 majit.

Ky do të jetë procesi i dytë zgjedhor parlamentar ku identifikimi i votuesve do të bëhet elektronikisht.

Por, të dhënat nga KQZ bëjnë me dije se jo në të gjitha QV do të mund të aplikohet teknologjia në identifikimin e votuesve.

Konkretisht, në 8 QV nuk është bërë e mundur kontraktimi i operatorëve për mbarëvajtjen e pajisjes gjatë procesit të votimit.

Ja 8 qendrat e votimit ku nuk do të aplikohet identifikimi elektronik:

-Shkodër Njësia Administrative Pult

-Njësia Administrative Dropull i Sipërm

-Njësia Administrative Pogon

-Njësia Administrative Pogon

-Njësia Administrative Pogon

-Njësia Administrative Libohovë

-Njësia Administrative Zagorie

-Njësia Administrative Xarrë

/vizionplus.tv

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›