E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hage refuzohet kerkesa e Haradinajt per lirim te perkohshem


Gjykata e Hages per krime lufte ka refuzuar sot kerkesen e ish kryeministrit te Kosoves Ramush Haradinaj per lirim te perkohshem derisa te filloj procesi i ri gjyqesor duke thene se kjo do te mund i inkurajonte mbeshtetesit e tij qe te frikesojne deshmitaret.

Ne vendimin e sotem Gjykata i Hages tha se Ramush Haradinaj nuk paraqet rrezik personal per sigurine e deshmitareve ose te viktimave.

Por eshte pranuar argumenti i prokuroreve se lirimi i tij mund te terheq me teper vemendje te mediave duke e shtuar atmosferen kercenuese per deshmitaret dhe se nje publicitet i tille mund ti inkurajoj mbeshtetesit e zotit Haradinaj per angazhim ne akte te frikesimit.

Michael OReilly koordinatori i mbrojtjes se Ramush Haradinajt tha se mbrojtja eshte e zhgenjyer qe Gjykata e Hages ka vendosur qe te mos i ofroj lirimin e perkohshem.

Megjithate mbrojtja eshte e inkurajuar nga deklarata e Tribunalit qe rigjykimi i pjesshem mund te filloje pa ndonje vonese dhe se ky eshte faktori i cili eshte marre per baze me rastin e vendim marrjes.

Me tej zoti OReilly e vleresoi deklarimin pozitiv te Tribunalit sa i perket bashkepunimit te nje niveli te larte te z. Haradinaj me Tribunalin duke pranuar se ai nuk paraqet rrezik per sigurine e asnje personi.

Mbrojta do te konsultohet me zotin Haradinaj para se te vendose se a do te ankohet kunder ketij vendimi te Dhomes se Apelit te Tribunalit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›