E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mafia shpetoi bankat boterore

Mungesen e parave te gatshme neper bankat boterore mafiozet e shfrytezuan per shpelarjen e disa miliarda eurove dhe dollareve te tyre te pista.

Zbulimet me te reja konfirmojne se gjate krizes se fundit ekonomiko-financiare me se miri i gjenden mafiozet te cilet mungesen e parave te gatshme ne rrjedhat legale te parase neper bankat boterore e shfrytezuan per shpelarjen e disa miliardave dollare dhe euro te cilat me se shpeshti i perfitojne permes kontrabandes se droges armatimit trafikimit te qenieve njerezore ose puneve te tjera te pista te kesaj natyre.

Gazeta londineze The Guardian pohon se sistemi global financiar gjate krizes se fundit boterore mbijetoi fale parave te gatshme te krimit te organizuar.

Bankat kryesore te botes per te cilat gjate krizes ekonomiko-financiare qe ende vazhdon paraja e gatshme ishte tmerresisht e nevojshme ia mesyne parave te grupeve mafioze keshtu qe pjesa me e madhe e 352 miliarde dollareve te pabesueshem nga tregtia me droge gjate kesaj kohe u perfshi ne sistemin global ekonomik. Keshtu qe parate e pista u shperlane ne kete menyre pohon gazeta britanike.

Megjithese e gjithe kjo tingellon paksa e pamundur kete gje ne fund te vitit te kaluar e pranoi edhe vete shefi i agjencise se Kombeve te Bashkuara per luftimin e tregtise me droge dhe te krimit te organizuar ne bote thekson gazeta ne vazhdim.

Nje pjese enorme e ekonomise boterore madje sipas disa llogarive plote nje e pesta e saj eshte pjese e krimit te organizuar si per shembull e tregtise me armatim e asaj me droge ose me qenie njerezore. Shpeshhere madje ne nje numer shume te madh te bankave te njohura boterore afatizohet me para te grupeve mafioze.

Shkrimtari britanik John Le Carre te cilin ne shtepine e tij ne Haumstead ne pjese perendimore te Londres e vizitoi gazetari i The Guardian thekson se nuk eshte perkrahes i teorive te komplotit megjithese perkunder kesaj konsideroj se te dhenat ne fjale po perhapen pa asnje kujdes ne opinion nderkohe qe kjo dukuri tashme ka arritur aso permasa saqe askush me nuk do te mund ta mposhte.

Prapa seciles pasuri te madhe fshihet nje krim i madh citon gazetar i The Guardian mendimin e shkrimtarit te njohur francez Onore de Balzak e cila sigurisht se tani eshte me aktuale se kurre.

Zbulimet e fundit te gazetes The Guardian vetem sa konfirmojne faktin se qeverite ne gjithe boten duhet te fillojne betejat e tyre - jo vetem me kriminelet ordinere sic bejne zakonisht - por edhe me peshqit e medhenj gjegjesisht me krimin e organizuar qe qarkullon me miliona ose me miliarda dollare.

Se cilat jane shumat e sakta per te cilat behet fjale askush nuk e di saktesisht. Megjithese dihet se mafiozet fitimet e tyre me se shpeshti i realizojne nga kontrabanda e narkotikeve dhe nga ajo i armatimit e keto dy biznese shume shpesh edhe nderlidhen me njeri-tjetrin. Kete pohim me se miri e verteton rasti i Afganistanit i cili pas shperthimit te luftes u shnderrua ne prodhuesin me te madh te opiumit ne bote.

Me stershitjen e droges se atjeshme financohen operacionet e armatosura te talibaneve por edhe te pjesetareve te Al-Qaedas te Osama Bin Ladenit perfundon gazeta.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›