Nesta në Juventus ?

Sipas të përditshmes sportive italiane Corriere dello Sport, Alessandro Nesta mund të largohet nga Milan për të kaluar te rivali Juventus, gjatë afatit kalimtar të verës.
Qendërmbrojtësi ka kontratë me Rossonerët deri në qershor dhe thuhet se është ftuar nga shoku i tij Andrea Pirlo t’i bashkohet atij në Torino. Pirlo, gjatë verës së vitit të kaluar iu bashkua Juventusit nga Milani si futbollist i lirë.
Nesta, 36 vjeç, ka bërë vetëm 11 paraqitje në Serie A këtë sezon, kurse në Milan u transferua më 2002 nga Lazio.