UEFA mbron fushën e San Siros

Drejtori i garave në UEFA, Giorgio Marchetti ka thënë se Barcelona nuk kishte të drejtë të ankohet në fushën e stadiumit të Milanit, San Siro.
Skuadra katalan paraqiti ankesë pas barazimit 0-0 në ndeshjen e parë çerekfinale në Ligën e Kampionëve duke theksuar se gjendja e fushës nuk ishte adekuate.
“Fusha në Milan është problem i klimës brenda stadiumit dhe klubet nuk kanë çfarë të bëjnë më tepër. Inter dhe Milan mundohen të tejkalojnë problemin duke e ri-shtruar fushën por në të zhvillohen shumë ndeshje dhe gjendja nuk mund të jetë ideale. Por, fusha në San Siro ishte e pranueshme”, deklaroi Marchetti për RadioCalciomercato.it.