Torres mund të largohet nga Chelsea

Fernando Torres do të konsiderojë të ardhmen e tij në Chelsea në fund të këtij sezoni, ka njoftuar menaxheri i tij, Antonio Sanz.
14 muaj pas transferimit të tij në Stamford Bridge në vlerë rekorde prej 50 milionë funtesh, Torres ka treguar shenjat e para se mund të largohet nga gjiganti londinez.
“Do të vlerësojmë të ardhmen e tij në muajt e ardhshëm. Fernando ka edhe katër vjet në kontratën e tij në Chelsea dhe situata këtu nuk ka ndryshuar për të”, deklaroi Sanz për The Telegraph. Torres, spekulohet se kërkohet nga Roma dhe Juventus.