E Shtunë, 31 Tetor 2026

Netanjah në dorën e Peres

Tel Aviv - Kabineti i liderit të Likudit, Benjamin Netanjahu, i ngarkuar me detyrën e krijimit të qeverisë pas zgjedhjeve të 10 shkurtit, do t’i paraqitet sot për aprovim Presidentit Shimon Peres. Programi i qeverisë pasi të lexohet do të kuvend do të miratohet me votim. Netanjahu tha se punimet për krijimin e qeverisë kanë përfunduar dhe se qeverinë e re do ti paraqesë për miratim Parlamentit Knesset.

Qeveria e re e koalicionit të Izraelit përbëhet nga 30 anëtarë, përfshi këtu edhe Kryeministrin Netanjahu. Netanjahu rriti numrin e ministrave duke ndarë disa ministri për t'u dhënë funksione partnerëve të koalicionit dhe deputetëve të vet.

Benjamin Netanjahu sapo mori detyrën për krijimin e koalicionit qeveritar në fillim arriti në marrëveshje me partinë "Izraeli Shtëpia Jonë" e Avigdor Libermanit, forcë politike që ndodhet në krahun e të djathtës ekstreme në parlamentin izraelit.

Kurse Kadima e Tzipi Livnit kish refuzuar pjesëmarrjen në koalicionin e Netanjahut.

Netanjahu protokollet e nevojshme për koalicion i kish nënshkruar edhe me partinë fundamentaliste Shas, Partinë Laburiste të Ministrit te Mbrojtjes Ehud Barak dhe partinë Shtëpia e Izraelitëve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›