E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tragjedi në det,të paktën 21 viktima

21 persona kanë humbur jetën si pasojë e mbytjes së 2 anijeve që transportonin klandestinë në det të hapur në Libi. Ndërkohë, autoritetet shprehen se numri i viktimave mund të rritet akoma më shumë. Autoritet e Libisë, si fillim njoftuan se ishte mbytur një anije që po dërgonte 253 klandestinë në Itali.

Bëhet e ditur se 21 persona që gjendeshin në këtë anije u mbytën. Më pas u njoftua se ishte mbytur një anije tjetër që transportonte 365 klandestinë po për në Itali. 23 persona u shpëtuan kurse të tjerët kanë humbur.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›