Netanjahu ofron tërheqje nga 90 për qind e Bregut Perëndimor

Jerusalem, 12 gusht – Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu ka përgatitur planin që do t’ia paraqesë palës palestineze në bisedimet direkte, plan ky me të cilin ai ofron tërheqje nga 90 për qind e territorit të Bregut Perëndimor, duke mos përfshirë këtu Jerusalemin lindor, transmetojnë mediat izraelite shkrimin e gazetës arabe “Al- Shark al- Avsat”.
Mirëpo, kabineti i Netanjahut menjëherë i ka demantuar këto raportime, duke i cilësuar si të pabaza.
Kjo gazetë, e cila botohet në Londër, mbështetet në burime të mirinformuara në Ramallah, të cilat pohojnë se plani i Netanjahut do të jetë në formë të një marrëveshje të re paqësore e ngjashme më atë të Oslos nga viti 1993.
Plani nënkupton evakuimin e 50 000 familjeve çifute nga vendbanimet e ndërtuara në tokat e okupuara. Të njëjtat burime pohojnë se Netanjahu u ka thënë përfaqësuesve të vendeve të Perëndimit se situata momentale nuk është e volitshme për arritjen e marrëveshjes finale paqësore ndërmjet Izraelit e Palestinës dhe se ai planifikon të paraqesë një plan tjetër që do të jetë sfidë e vërtetë për palestinezët.
Burimet të cilave u referohet gazeta arabe thonë se kjo ofertë i konvenon edhe Hamasit, i cili do të pranonte tërheqjen e re izraelite, por pa kërkesë të heqjes dorë të palestinezëve nga pjesa tjetër që do të mbetet e okupuar.
Raporti i gazetës arabe është publikuar në momentin kur BE-ja paralajmëron se presidenti palestinez Abbas sipas të gjitha gjasave do të pranojë bisedimet direkte. Fuqitë e mëdha janë duke përgatitur një kumtesë, e cila do të jetë bazë e atyre bisedimeve. Nëse të dy palët pajtohen, raportojnë agjencitë botërore, bisedimet do të mund të fillonin që në këtë muaj.
Në ndërkohë kryeministri izraelit e ka kuptuar se palestinezët do të refuzojnë çdo marrëveshje finale e cila nuk parasheh kthimin e tërë territorit të okupuar, andaj do të pranojnë vetëm një marrëveshje të përkohshme.