Lakuriqët “vampira” kanë kafshuar 500 njerëz

Lima, 13 gusht – Ministria e Shëndetësisë e Perusë ka dërguar ekipe të epidemiologëve dhe veterinerëve në një zonë periferike të Amazonës për të penguar përhapjen e tërbimit të shkaktuar nga kafshimet e lakuriqëve,q ë thithin gjakun njerëzor, raporton BBC.
Katër fëmijë të fisit Avaxhun, në verilindje të Amazonës, kanë vdekur pas kafshimit nga lakuriqët e tillë të infektuar.
Ekipet e mjekëve kanë vaksinuar 500 persona, të cilët kanë përjetuar sulmet e gjitarëv që përhapin infeksionin.
Disa ekspertë këtë tërbim dhe kafshimet e lakuriqëve i lidhin me prerjen e përshpejtuar të pyjeve të Amazonës, që shkatërrojnë vendqëndrimet e lakuriqëve. Të tjerë, ndërkaq, vlerësojnë se sulmet mund të jenë pasojë edhe e temperaturave jashtëzakonisht të ulta gjatë viteve të fundit në pjesën peruane të Amazonës.
Lakuriqët që thithin gjak janë dukuri e shpeshtë në zonat e Amazonës. Ata kryesisht ushqehen me insekte (specialitet i tyre janë mushkonjat), ndërsa disa lloje ushqehen edhe me bimë, kurse një pjesë thithin gjakun e shtazëve që jetojnë në pyjet e Amazonës.