E Shtunë, 31 Tetor 2026

Netanjahu premton mbështetje ekonomike për palestinezët

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, ka premtuar se do të mbështesë rritjen ekonomike në zonat palestineze, duke bërë thirrje për rinisjen e bisedimeve paqësore ndërmjet dy palëve.

Netanjahu i bëri këto komente gjatë takimit me përfaqësuesin e “katërshes” ndërkombëtare për Lindjen e Mesme, Toni Bler.

Katërshja do të mblidhet të shtunën në Berlin për të diskutuar mënyrat për ringjalljen e negociatave paqësore.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›