Arvizu: "Qeveritë ndryshohen përmes proçesit elektoral"

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Aleksandër Arvizu, në një intervistë për “Zërin e Amerikës” tha se përfaqësuesit e zgjedhur dhe qeveritë nuk ndryshohen me protesta në rrugë, por përmes proçesit elektoral.
Duke shprehur mbështetjen e fortë të Shteteve të Bashkuara për Prokuroren e Përgjithshme të Shqipërisë, zoti Arvizu tha se sistemi politik i Shqipërisë duhet të funksionojë në përputhje me statusin e saj si një vend i Natos.
Ai e ka cilësuar shumë të rëndësishëm pavarësinë e institucioneve.