E Shtunë, 31 Tetor 2026

PDI: Raporti i OSBE, realist: PS bojkot pa kuptim

“Vlerësimi me nota realiste dhe tendenca për progres në këto zgjedhje, na bën optimist të besojmë se Shqipëria nuk e ka humbur shansin historik për të avancuar në proceset e integrimit evropian dhe të liberalizimit të vizave, si një hap të rëndësishëm në këtë proces”, tha kryetari i kësaj partie Tahir Muhedini.

Ai shtoi se PDI si një parti parlamentare dhe pjesë e mazhorancës qeverisëse, do të bashkëpunojë ngushtë me ekipin qeverisës dhe forcat e tjera parlamentare për forcimin e shtetit të së drejtës në realizimin e plotë të reformave të integrimit.

“Certifikimi pozitiv i këtyre zgjedhjeve është një shans që Shqipëria nuk duhet ta humbasë kurrsesi. Në këtë këndvështrim, është krejt i pajustifikueshëm bojkoti që grupi parlamentar socialist po i bën Kuvendit, në emër të një kauze absurde dhe pa kuptim. Është e pafalshme që PS edhe pse i ka grabitur PDI-së një mandat në Fier, sillet si të ishte tutore e procesit elektoral dhe demokracisë në tërësi”, tha më tej ai. 

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›