E Diel, 1 Nëntor 2026

Shteti më i varfër në botë refuzon ndihmat ndërkombëtare!

Presidenti i Malavit, vendit më të varfër në botë, i tha fondacioneve bamirëse dhe shteteve të huaja që “shkojnë në djall”, duke i akuzuar si orkestrues të një grushti shteti ndaj tij.

Presidenti Bingu wa Mutharika u shpreh i lodhur me akuzat që i janë bërë për shpërdorimin e detyrës dhe korrupsion, ndërsa i kërkoi mbështetësve të tij që të bëjnë çmos të parandalojnë çdo protestë të mundshme kundër tij.

Shoqëria civile ka reaguar duke thënë se asnjë protestë nuk ishte planifikuar dhe se Mutharika është duke u përpjekur që të linçojë turmat kundër kundërshtarëve të tij.

Britania e Madhe dhe disa shtete të tjera ndërprenë ndihmën për Malavin në vitin 2010, duke e kritikuar për politikat e gabuara ekonomike. Në korrik të vitit 2011, 19 persona u vranë nga policia, pas një protestë për kushte më të mira jetese.

Sipas Mutharikës, atij i kanë mbërritur raporte nga inteligjenca se vendet perëndimore po punojnë për të rrëzuar qeverinë e tij, nëpërmjet protestave masive, që do të përfundojnë në një grusht shteti.

”Nëse vendet perëndimore dhe fondacionet e tyre thonë se në këtë vend nuk ka demokraci, le të shkojnë në Djall. Po përdor pikërisht këtë fjalë, le të shkojnë në Djall”, deklaroi zëdhënësi i presidentit.

Në Malavi, 75 për qind e popullsisë jeton me më pak se një dollar në ditë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›