Netanyahu: Izraeli nuk tërhiqet, veprojmë me intensitet të plotë në Iran dhe në Gazë

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi në një konferencë për shtyp se Izraeli do të vazhdojë të veprojë me intensitet të plotë si në Iran ashtu edhe në Gazë
“Ne po përparojmë hap pas hapi drejt qëllimeve tona. Jemi shumë afër arritjes së tyre.”
Sulmi amerikan “i shkaktoi dëme shumë serioze” objektit Fordo tha Netanyahu ndërsa shtoi se Izraeli po i kthen mbrapsht dhe po largon kërcënimin, duke iu referuar fushatës kundër programit bërthamor të Iranit, pa hyrë në detaje mbi dëmin e shkaktuar.
Izraeli “nuk do të tërhiqet në një luftë rraskapitëse”, premtoi ai, “por ne nuk do ta ndalojmë këtë operacion historik para se të arrijmë qëllimet tona”.
Në të njëjtën kohë, “nuk po i heqim sytë nga Gaza”, këmbënguli Netanyahu, duke shtuar se sulmet në Iran e ndihmojnë Izraelin të arrijë qëllimet e tij në Gazë.
“Pa mbështetjen iraniane, gjithçka shembet.”
Ai shtoi se Izraeli ka shkatërruar mbi gjysmën e lëshuesve të raketave balistike në Iran, thotë Netanyahu.
Netanyahu tha se beson se operacioni në Iran do të çojë në fund të fundit në një zgjerim të Marrëveshjeve të Abrahamit.
Shfaqja e forcës së Izraelit “po hap mundësi që as nuk mund t’i imagjinojmë”, shtoi kryeministri izraelit.
/rtsh.al/