E Shtunë, 31 Tetor 2026

Netanyahu kërkon opozitën në qeverinë e tij

Kryeministri i Izraelit ka kërkuar nga udhëheqësja e moderuar e opozitës, Tzipi Livni, që t’i bashkohet qeverisë së tij, hap ky i cili mund të forcojë përpjekjet për të rifilluar negociatat paqësore me palestinezët, nëse ajo pranon t’i bashkohet kabinetit.

Kjo ofertë, e bërë pas mbledhjes së kabinetit të Izraelit, vjen pas raporteve se kryeministri Benjamin Netanyahu po bën përpjekje që të bindë ligjvënësit nga radhët e partisë së Livnit, Kadima, që të kalojnë në radhët e Likudit. Sot, një ligjvënës i Kadimës theksoi se do t’i bashkohet Likudit, nëse Livni e refuzon ofertën.

Livni nuk e refuzoi në tërësi ofertën. “Nuk po e mbylli derën. Nëse oferta është serioze, atëherë dëshiroj të vlerësoi se si synon Netanyahu të negociojë me palestinezët”, tha Livni.

Sidoqoftë, ajo shtoi se nuk do të jetë pjesë e manovrës për të përçarë Kadimën dhe më herët gjatë javës akuzoi Netanyahun se po tenton të copëtojë partinë, me joshjen e ligjvënësve të Kadimës.

Livni, ish-ministre e jashtme dhe kryenegociatore me palestinezët, refuzoi në mars t’i bashkohej qeverinë së Netanyahut, ngase kabineti i tij atëbotë nuk e mbështeste idenë e shtetësisë së Palestinës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›