Publikohen pamjet e një ushtari të rrëmbyer amerikan
Talebanët kanë publikuar sot një video-xhirim, në të cilin mund të shihet një ushtarë amerikanë, i cili është rrëmbyer pesë muaj më parë në lindje të Afganistanit.
Në xhirim ushtari amerikan identifikohet si “Robi i luftës Bowe Robert Bergdahl”.
Bergdahl është rrëmbyer nga talebanët në provincën Paktika, më 30 qershor të këtij viti.
Fillimisht nuk kishte mundësi të konfirmohej se a bëhej vërtetë fjalë në xhirim për ushtarin Bergdahl. Por një grup për monitorimin e aktiviteteve të grupeve terroriste theksoi se nuk ka arsye për mos të besuar se në xhirim nuk bëhet fjalë për Bergdahlin.
Ushtria amerikane nuk deshi të komentojë xhirimin.
Ushtari qëndron i ulur në karrige, me fytyrën e kthyer kah kamera, me helmetë në kokë dhe i veshur me atë që duket të jetë uniformë e forcave amerikane. Ushtari identifikon vetën si Bergdahl, i lindur në Sun Valley, Idaho. Ai duket i shëndoshë në xhirim dhe nuk vërehen shenja të abuzimit të tij.
“Analizat fillestare lënë të kuptojnë se pengu në xhirim duket të jetë Bowe Bergdahl, deklaroi IntelCenter, një agjenci amerikane, e cila vlerëson propagandën e grupeve terroriste në internet.