E Shtunë, 31 Tetor 2026

Netanyahu kunder Iranit

Kryeministri izraelit Netaniau i cili fitoi zgjedhjet e 22 janarit në vend, tha se objektivi i parë i qeverisë së tij ishte që të ndalonte Iranin për të pasur një armë bërthamore. 
"Misioni ynë është komplikuar, që kur Irani ka vënë në punë centrifuga që përshpejtojnë më shumë procesin e pasurimit me uranium. Ne nuk duhet ta pranojmë këtë proces”, deklaroi ai. 
Irani ka bërë të ditura planet e tij për të avancuar edhe më tej me pasurimin e uraniumit. Kjo ka nxitur reagimin e menjëhershëm të Izeraelit që ka lajmëruar se mund të ndërmarrë veprime ushtarake kundër republikës islamike. Kjo nëse dështojnë edhe njëherë sanksionet ndaj saj si dhe ndërhyrja ndërkombëtare. 
Por Teherani vazhdon të këmbëngulë se qëllimet e tij janë paqësore. 
Shefja për politikat e jashtme në Bashkimin Europian, Ketrin Eshton ka krijuar kontakte me Iranin në emër të Francës, Britanisë së Madhe, Gjermanisë, Kinës, Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›