E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama stervitet me arme

Shtëpia e Bardhë ka publikuar një fotografi të presidentit amerikan Barak Obama dukë qëlluar me armë. Komentet që shoqëronin fotot ishin se presidenti e praktikon gjithnjë sportin e qitjes me pjatelë. Vetë Obama e ka rrëfyer këtë në një intervistë duke shprehur simpatinë e tij për gjuetarët edhe pse nga ana tjetër po përpiqet të fusë në fuqi ligje më të forta për armëmbajtjen. Kanë qenë skeptikët të parët që kanë reaguar duke thënë se si mund të ishte ky një nga hobet e presidentit amerikan. Ndërsa burime nga Shtëpia e Bardhë janë shprehur se kjo ishte një përpjekje që pronarët e armëve të shihnin me një këndvështrim më të zbutur planet e presidentit për armëmbajtjen. 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›