E Shtunë, 31 Tetor 2026

Egjipti ne protesta

Pas ditësh të tëra proteste ku janë vrarë rreth 60 persona, është publikuar videoja e rrahjes së një protestuesi i cili më parë është zhveshur nga policia. 
Al-Hayat TV ka publikuar videon e 48 vjeçari i cili rrihet në mënyrë barbare gjatë një proteste të dy ditëve më parë në Kajro. 
Tashmë ai ndodhet i shtruar në spital në gjendje kritike. 
Pro nga ana tjetër është publikuar dhe rrëfimi i tij sipas të cilit kanë qenë protestuesit ata që e kanë zhveshur dhe e kanë vjedhur nga sendet vetjake.
Opinioni publik është i përçarë rreth asaj që duhet të besojë, pasi pamjet dhe fjala e tij nuk përputhen. 
Filmimi ka zemëruar opozitën e cila ka akuzuar presidentin Mohamed Mursi, që po shtyp me dhunë protestat.
Nga ana tjetër presidenca ka premtuar një hetim të plotë të ngjarjes dhe vendosjen e përgjegjësve para drejtësisë. 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›