E Shtunë, 31 Tetor 2026

Netet e muzikes klasike ne Durres

“Netët e Muzikës Klasike” që po mbahen në Durrës i prezantojnë publikut vlera të rralla të muzikës serioze nga ajo baroke te muzika moderne dhe shqiptare. Katedralja e qytetit, Muzeu Arkeologjik, Teatri “Aleksandër Moisiu”, Shkolla e muzikës “Jan Kukuzeli” shërbejnë si skena të instrumentistëve vendas e të huaj.

Si dedikim për Durrësin, ideatori i këtij festivali, violinisti Florian Vlashi që vjen nga Spanja, prezanton koralet e Jan Kukuzelit të shekullit të 13-të. I rrallë konsiderohet interpretimi i një pjese të pesëqindës “Antifonari i Durrsakut, Gjergj Danush Lapacaj”, e vitit 1532. E këndon për herë të parë Kori i Dhomës i Filarmonisë së Kosovës në katedralen e qytetit.

Në mbyllje të “Netëve të Muzikës Klasike” më 8 gusht, shpallet fituesi i konkursit për instrumentistin e ri.


Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›