E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Neuer, rrëfimi tronditës: Kam kryeri tre operacione për të hequr

Manuel Neuer është me kancer. Portieri i kombëtares gjermane ka zbuluar patologjinë e tij në një video në Instagram. “Tashmë jam operuar tri herë”, nënvizoi portiere, i cili ka qenë jashtë që nga tetori i kaluar me një problem me shpatullën.

Lojtari i Bayern ka postuar një video në Instagram në të cilën rrëfen se prej disa kohësh po lufton me kancerin e lëkurës. “Unë stërvitem gjithmonë jashtë – nënvizoi numri një gjerman – dhe më pëlqen ta kaloj kohën e lirë në natyrë. Për këtë arsye unë nuk mund të bëj kompromis dhe nuk mund të ul vigjilencën time përsa i përket mbrojtjes nga dielli”.

Pak javë më pare ai u shfaq në qendrën sportive bavareze me një njollë të dukshme në fytyrë, pa dhënë ndonjë shpjegim të veçantë për shokët e skuadrës. Zbulimi i bërë në orët e fundit mund të rrezikojë edhe pjesëmarrjen e tij në Botërorin e ardhshëm të planifikuar në Katar.

Por trajneri i Bayern ka qetësuar mjedisin në orët e fundit: Nagelsmann ka lënë të kuptohet se Manuel Neuer mund të kthehet në fushë që në ndeshjen e ardhshme të Bundesligës kundër Hertha-s.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›