New York, një grua shqiptare fiton në lotari 1 milion dollarë

New Yorku ka dhjetëra mijëra dyqane që shesin bileta lotarie dhe zhvillojnë lojëra të kësaj natyre, ndërsa ka miliona klientë që provojnë fatin çdo ditë por nuk është e thënë që çdo njeri prej tyre të jetë me fat, pra të jetë më fatlum se të tjerët.
Kësaj radhe në një lagje të vogël me dyzet e shtatë dyqane jashtë qytetit të New York dhe Long Island kishin pesë ose më shumë fitues të cilët fituan 5 milionë dollarë thotë zyra qendrore e lotarisë së New York në Albany, shkruan noa.
Sipas një portali shqiptar në internet, thuhet se njëri prej tyre është i sapodiplomuari nga Bronx College, Junior Julian Etwaroo me një çek prej 5 milionë dollarësh, kurse nëna shtëpiake, shqiptarja Flora Pllumbaj, fitoi gjithashtu një shumë të majme prej 1 milion dollarësh.
Po ky portal shkruan se një nga biletat fituese është blerë në Discount Mart në Westchester Avenue dhe se pronari i dyqanit tha se ishte hera e parë që kishte shitur një biletë një milion dollarëshe./Indeksonline/