E Diel, 1 Nëntor 2026

Neurologjia me emrin "Bajram Preza"

Spitali universitar i neurologjise ne Tirane, do te kete emrin e themeluesit te neurologjise "Bajram Preza". Ne nje ceremoni simbolike, ministri i shendetesise Petrit Vasili, ne prezencen e te afermeve te akademikut, si dhe personelit shendetesor, u shpreh se emra te tille ne shendetesine shqiptare, deshmojne se sistemi eshte i ngritur mbi baza te forta.

"Sot japim kete emer te nderuar e te gjithe pranuar nga opinoni mjekesor dhe njekohesisht te mesohemi te vendosim keto tulla ne kete mur te madh te mjekesise shqiptare te cilet e kane nje themel te forte. Dhe pse jo, profesor Bajrami ishte nje nga keta gur themeli", tha Petrit Vasili, minister i Shendetsise.

Gjate kesaj ceremonie, drejtori i QSUT-se Ilir Dashi, u shpreh se shume shpejt do te filloje dhe rikonstruksioni i spitalit te neurologjise, pasi jane siguruar fondet e nevojshme. Vetem gjate 2009 ne kete spital kane marre sherbim rreth 6000 paciente.

"I ka ardhur momenti fillimit te punes per rikonstruksionin e ketij spitali te neurologjise. Ne sot kemi mundur te sigurojme fondet per fazen e pare te ketij projekti", tha Ilir Dashi, drejtor i QSUT-se.

Nderkohe mjeket thone se ne spitalin e neurologjise ka rreth 1000 raste te reja, te semundjeve te kokes nderkohe qe vendin e pare te shtrimeve e zene rastet me hemoragji cerebrale, ndersa nga semundjet kronike, epilepsite.

Edlira Sulejmani < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›