E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nevil Dede firmos per Elbasanin

Nevil Dede behet zyrtarisht pjese e Elbasanit. Mbrojtesi i shquar i kampionatit tone, kerkohej nga disa klube te Kategorise Superiore, para se te vendoste dhe preferoi te zgjidhje ne fund nje ish-ekip, Elbasanin. Nevil Dede eshte shpallur kampion vendi me verdheblute, nje sezon me pare. Mbrojtesi me eksperience, pas rishikimit nga Kina nenshkroi nje kontrate me Elbasanin. Klubi i Futbollit te Elbasanit, ne prani edhet te trajnerit te ekipit, Mirel Josa, si dhe te kryetarit te bashkise se Elbasanit, Qazim Sejdini, nenshkroi dje nje kontrate me mbrojtesin tiranas, Nevil Dede. Lajmi per kalimin e Nevil Dedes tek Elbasani, kishte dite qe qarkullonte, madje ne nje ndeshje te kaluar te kampionatit mbrojtesi takoi edhe presidentin, Arben Laze. Pranimi i ofertes eshte finalizuar gjate dites se djeshme. Nevil Dede njihet si nje nga mbrojtesit me te mire te futbollit shqiptar. Ai eshte aktivizuar edhe me pare ne radhet e ekipit te Elbasanit, kur ky i fundit eshte shpallur nenkampion dhe kampion ne vend. Me tej Dede eshte rikthyer ne gjirin e skuadres se tij, Tirana. Kohet e fundit, Nevil Dede luajti ne kampionatin kinez, dhe tashme eshte kthyer per t'iu bashkuar ekipit verdheblu. Kryetari i bashkise Qazim Sejdini, i cili ka qene i pranishem gjate marreveshjes dhe zyrtarizimit te kesaj kontrate, deklaroi: "Dua t'i uroj edhe nje here mireseardhjen mbrojtesit Nevil Dede, te ekipi yne. Ai do te jete pjese e Elbasanit. Shpresoj qe ne vitin 2009, ekipi i Elbasanit te kete ngritje, per sa i perket rezultatit te pikeve, ne kampionat." Veshja e Nevil Dedes, me fanellen blu, ne ekipin e Elbasanit pritet qe te pasohet me ndryshime te tjera, te cilat do t'i rikthejne autoritetin ketij ekipi, qe nuk ka mundur dot te ngjitet me lart ne klasifikim. Elbasani, ne 17 javet e kampionatit, ka ecur me luhatje te theksuara. Kjo eshte blerja e pare dhe me e rendesishme, qe kryhet gjate merkatos se dimrit, e cila eshte hapur zyrtarisht. Shuma qe do te perfitoje lojtari nga kjo kontrate nuk behet e ditur. Duke iu referuar burimeve te klubit te Elbasanit mesohet se priten edhe disa blerje te tjera te rendesishme, si dy mesfushore dhe nje sulmues.

Fatos Salliu


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›