Shembja e pallatit, gjykata rrezon kerkesen per liri
Gjirokaster- Gjykata e Gjirokastres nuk ka ndryshuar edhe pas kerkeses se dyte, per masen e sigurise per dy te ndaluarit e tragjedise, kur shembja e pallatit ne lagjen "11 janari" shkaktoi vdekjen e 3 banoreve. Trupi gjykues ka rrezuar pretendimin e Thanas Llahanes dhe Luan Bufit, ne lidhje me ndryshimin e mases se sigurise, per ngjarjen e 9 nentorit 2008. Pala mbrojtese kishte kerkuar ndryshimin e mases se sigurise "arrest ne burg" ne lidhje me Thanas Llahanen 58-vjec, inxhinier gjeolog dhe Luan Bufin 58-vjec, inxhinier ndertimi i shoqerise se ndertimit ARTI. Gjykata e Shkalles se Pare ka dhene dje serish masen e sigurise "arrest ne burg" per keta dy te ndaluar, per vepren penale te "shkeljes se rregullave ne pune". Pala mbrojtese pretendoi se kishte prova te reja qe perjashtonin nga hetimi dy klientet e dyshuar. Por trupi gjykues deklaroi se ne dosje, nuk kishte asnje prove te re per Llahanen dhe Bufin. Per tragjedine jane nen akuze 10 persona, dy nga te cilet ne gjendje te lire. Shtate prej tyre jane pjesetare te firmes ndertuese "Arti" sh.p.k, kurse tre te tjere zyrtare te bashkise Gjirokaster.
Blerim Kore
Blerim Kore