E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nevil Dede, ironizon tifozet e Tiranes

Mbrojtesi i Elbasanit, Nevil Dede ironizoi pas ndeshjes se djeshme me tifozet e Tiranes, duke duartrokitur barazimin e arritur, ne kupe. Ne fakt, me te gezuar me rezultatin e ndeshjes ishin tifozet e Elbasanit, por ish-mbrojtesi i Tiranes iu drejtua ne menyre disi te cuditshme tribunes, ku ishin ulur tifozet bardheblu, qe iu kunderpergjigjen me sharje. Policia per te mos krijuar tension mes paleve, u perpoq qe te largonte mbrojtesin Dede, por ai i qete eshte pergjigjur se nuk ka asgje te keqe ne kete mes. Mbrojtesi eshte justifikuar se lejohet qe ne fund te ndeshjes nje lojtar te gezoje me tifozet, qe jane te pranishem ne stadium, por i gjithe problemi qendronte se ata nuk ishin tifoze te Elbasanit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›