Partizani, kualifikimi ne kthim
Flamurtari i eshte rikthyer fitores, ne Vlore, ku perballe Partizanit u mjaftua me nje gol, te cilin e shenoi Shehaj me ane te 11-metershi, ne fund te pjeses se pare. Te kuqte e Shpetim Duros, jane perpjekur qe te barazojne rezultatin deri ne fund te ndeshjes. Gjithsesi humbja minimale le te hapur kualifikimin ne ndeshjen e kthimit, e cila do te luhet dy jave me vone ne "Qemal Stafa". Ne Peqin, Besa ka shenuar nje rezultat pozitiv. Kavajasit do te mjaftohen me nje barazim 0-0 ne shtepi dy jave me vone, ose do te kualifikohen, ne rast se fitojne ndaj Shkumbinit. Kjo ndeshje eshte shoqeruar me tension dhe me kontestime nga vendasit. Ne pjesen e pare dhe ne fund, ekipet ka pasur probleme ne fushe. Jo vetem ne Peqin pati kartone, por edhe ne Shkoder. Ndonese ndeshja mes Vllanzise dhe Dinamos ka qene e qete, ne fund shkodranet mbeten me 10 lojtare, pas shenimit te golit te dyte te Dinamos. Suad Lici eshte larguar nga fusha dhe Vllaznia, ne diference numerike, e pati te veshtire te barazonte rezultatin, ne minutat e mbetura.