E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pjesemarres edhe kengetari i famshem, Sakis Rouvas

Kampionati Boteror i Relit, kete vit vendi organizator do te jete Qipro

Raundi i trete boteror i Rellit, garave me makina, do te zhvillohet kete edicion, ne Qipro. Nje vit me pare, ky aktivitet eshte zhvilluar ne Shqiperi dhe pati sukses te madh. Organizatoret kane zgjedhur nje vend tjeter te vogel, per zhvillimin e raundit te trete te Kampionatit Boteror te Rellit. Ne vendin ku do te zhvillohet ky turne kete vit, ne Qipro, pritet te marrin pjese, pervec sportisteve dhe te pasionuarve te shumte pas makinave, edhe mjaft artiste te njohur, sidomos ballkanas. Aktivitetit ne fjale do t'i bashkengjitet performanca e yllit grek me fame boterore, Sakis Rouvas. I gjithe aktiviteti do te zhvillohet ne nje arene te denje edhe per nje koncert masiv, ku pritet te marrin pjese 7,000 persona. Por audienca pritet te rritet edhe me teper, kurse pista do te ndertohet prane bregdetit te qytetit te Limasolit. Qe nga vitet e para te zhvillimit, Relli ka pasur nje ngritje te konsiderueshme te pjesemarrjes.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›