Nevil Dede, sot firma zyrtare me ElbasaninSot nis zyrtarisht edhe stërvitja e parë për vitin 2009. Në provë para trajnerit Mirel Josa janë disa futbollistë nga kampionati shqiptar e ai maqedonas. Minifaza përgatitore do të zhvillohet në M

Nevil Dede do të nënshkruajë sot zyrtarisht kontratën me Elbasanin. Ish-mbrojtësi i Tiranës, i cili përjetoi edhe një eksperiencë në Kinë, ka qenë më parë kapiten i verdhebluve, me të cilët fitoi edhe titullin kampion në sezonin 2005-2006. Elbasani do të largojë Shetën dhe venezualianin Horge Kazanova.
Sot nis zyrtarisht edhe stërvitja e parë për vitin 2009. Në provë para trajnerit Mirel Josa janë disa futbollistë nga kampionati shqiptar e ai maqedonas. Minifaza përgatitore do të zhvillohet në Maqedoni.
Bashkia e qytetit ka dhënë 400 mijë dollarë për vitin 2009. Likuidimet e futbollistëve dhe stafit do të bëhet brenda dy javëve të para të janarit. Presidenti Arben Laze ndodhet ende në dhomat e paraburgimit.
E Hene, 05 Janar 2009